SHËRBIME AMBULATORE & SHTËPIAKE

Kujdes Shëndetësor në Komoditetin e Shtëpisë

Stafi ynë i kualifikuar ofron kujdes cilësor dhe të ngrohtë për fëmijë, të rritur dhe të moshuar, gjithmonë në dispozicion gjatë orarit tonë të punës.

Çfarë Ofrojmë

Shërbimet Tona

Gama e gjerë e shërbimeve tona garanton që nevojat tuaja mjekësore të plotësohen pa dalë nga shtëpia.

Vizita Mjekësore

Kujdes shtëpiak për të moshuar

Dhënie të infuzioneve

Marrjen e mostrave për analiza

Ekg

Oksigjenoterapi dhe monitorim të pacientit

Dhënie të injeksioneve Im. Iv. Sc.

Matjen e sheqerit në gjak

Matjen e tensionit arterial

Inhalime

Pastrimin dhe fashimin të plagëve

Heqja e penjëve

Shërbimi i kateterëve urinar

Fizioterapi shtëpiake

Hixhame

Rëntgen shtëpiak

Podologji (trajtimi i thonit me myke, heqja e thonit ne mish)

Pse Spitex+?

Përkushtim maksimal për shëndetin tuaj

Kujdesi për një anëtar të familjes mund të jetë sfidues. Ekipi ynë profesionist është trajnuar për t'ju ofruar shërbimet më të mira mjeksore me dashuri dhe respekt.

Staf i Kualifikuar

Infermierë dhe mjekë të licencuar me përvojë klinike dhe profesionalizëm të lartë.

Shërbim i Shpejtë

Gatishmëri gjatë orarit të punës për t'ju përgjigjur kërkesave tuaja pa vonesë.

Komoditet në Shtëpi

Shmangni pritjet e gjata në spitale; ne sjellim klinikën në shtëpinë tuaj.

Besueshmëri & Cilësi

Pajisje moderne dhe standarde strikte të higjienës e trajtimit.

Çfarë Thonë Pacientët

Besimi i fituar me punë

Dëshmi reale nga pacientët tanë të cilët i kanë besuar shëndetin e tyre dhe të familjarëve profesionistëve tanë.

"Shërbimi i Spitex+ ka qenë një shpëtim për ne kur babai im kishte nevojë për kujdes pas operacionit. Stafi ishte jashtëzakonisht i sjellshëm."

A

Arbenita M.

Familjare

"Zgjodha shërbimin e tyre për analiza laboratorike në shtëpi pasi që nëna ime e ka të vështirë të ecë. E gjithë procedura mbaroi pa asnjë stres."

D

Dren K.

Klient

"Eksperiencë fantastike. Infermierja që erdhi për vizitë ishte shumë e dashur me djalin tim të vogël dhe profesioniste në dhënien e terapisë."

B

Blerina L.

Nënë

Rezervimi i Terminit

Caktoni Vizitën Tuaj

Zgjidhni shërbimin që ju nevojitet dhe dërgoni kërkesën direkt në WhatsApp-in tonë për konfirmim të shpejtë.

Informacione Kontakti

Për raste emergjente apo nëse keni nevojë për ndihmë të menjëhershme, ju lutemi na telefononi direkt.

Telefononi në

+383 49 919 500

Lokacioni

Rr. Ali Dida, Prizren

Formulari i Rezervimit

Të dhënat tuaja mbeten konfidenciale.